Nga brigjet e Jonit në Forbes: Green Coast Hotel sjell historinë e re të Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare - Gazeta Express
string(114) "nga-brigjet-e-jonit-ne-forbes-green-coast-hotel-sjell-historine-e-re-te-rivieres-shqiptare-ne-skenen-nderkombetare"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 13:11

Nga brigjet e Jonit në Forbes: Green Coast Hotel sjell historinë e re të Rivierës Shqiptare në skenën ndërkombëtare

Lajme

Gazeta Express

01/08/2026 13:11

Riviera Shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë dhe një nga emrat që po kontribuon në këtë transformim është Green Coast Hotel – MGallery Collection, i cili së fundmi është bërë pjesë e një artikulli të publikuar nga revista prestigjioze Forbes.

I vendosur në Green coast, në një nga zonat më të bukura të bregdetit Jon, Green Coast Hotel përfaqëson një mënyrë të re të përjetimit të Shqipërisë , një kombinim mes natyrës së paprekur, arkitekturës së frymëzuar nga mjedisi përreth dhe një koncepti modern të mikpritjes ndërkombëtare.

Artikulli i Forbes sjell në vëmendje bukurinë e Rivierës Shqiptare, një destinacion që për shumë vite ka mbetur një sekret i ruajtur i Mesdheut dhe që sot po zbulohet nga turistët që kërkojnë eksperienca autentike, qetësi dhe lidhje më të afërt me natyrën.

Si pjesë e koleksionit MGallery nga Accor, hoteli ofron një eksperiencë të frymëzuar nga karakteri i Rivierës Shqiptare, me 131 dhoma me pamje të pandërprerë nga deti, gastronomi të kuruar, hapësira wellness dhe përvoja të dedikuara që lidhin vizitorët me natyrën dhe kulturën lokale.

Ajo që e dallon Green Coast Hotel është mënyra se si ndërton një raport harmonik me destinacionin ku ndodhet. Përtej një qëndrimi tradicional, hoteli synon të prezantojë karakterin e Rivierës Shqiptare përmes eksperiencave që lidhen me detin, natyrën, gastronominë dhe kulturën lokale.

Riviera Shqiptare po pozicionohet gjithnjë e më shumë në hartën globale të udhëtimeve dhe Green Coast Hotel po luan një rol të rëndësishëm në këtë histori të re zhvillimi.

Ky vlerësim ndërkombëtar është një dëshmi e vizionit për të krijuar një destinacion ku bukuria natyrore e Shqipërisë takohet me standardet globale të mikpritjes, duke ofruar një eksperiencë që mbetet gjatë në kujtesën e çdo vizitori.

Advertisement
Advertisement
Advertisement