Përveç performancës së mbrëmshme në skenën e Sunny Hill Festival, Katy Perry fansave kosovarë iu dha edhe një tjetër moment të veçantë.
Në Instagram ajo tregoi se po e mbyll turin e saj në Europë me Prishtinën dhe këtë e bëri krahas Dua Lipës, me të cilën realizoi një video me një vallëzim të njohur të saj.
“Po e mbyllim Eurosummer 2026 siç duhet, duke bërë kërcimin “Ëatch It Burn” me motrën time @dualipa në @sunnyhillfestival”, shkroi ajo.
Perry mbrëmë performoi hitet e saj më të njohura në Prishtinë, ndërsa në njërën prej këngëve ajo improvizoi zbarkimin në Hënë me flamurin e Kosovës.