Napoli ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Federico Gatti, me trajnerin Massimiliano Allegri që dëshiron të ribashkohet me futbollistin, raportojnë mediat italiane.
Nuk është sekret se Napoli ka nevojë urgjente për përforcime në repartin defensiv.
Juan Jesus u largua pas përfundimit të kontratës, ndërsa Alessandro Buongiorno do të mungojë për të paktën dy deri në tre muaj pas një operacioni në gju.
Një alternativë më e kushtueshme mbetet Benoît Badiashile i Chelseat, por çmimi prej 30 milionë eurosh dhe refuzimi i klubit anglez për ta lënë në huazim me të drejtë blerjeje e bëjnë marrëveshjen të vështirë.
Për këtë arsye, sipas ekspertit të merkatos së “Sky Sport Italia”, Gianluca Di Marzio, Napoli ka përshpejtuar negociatat me Juventusin për Federico Gattin.
Mbrojtësi 28-vjeçar e njeh shumë mirë Allegrin nga periudha kur punuan së bashku te Juventusi, ndërsa nën drejtimin e trajnerit aktual Luciano Spalletti ka humbur vendin si titullar dhe ka rënë në hierarkinë e skuadrës.
Napoli synon ta marrë Gattin në formë huazimi me të drejtë blerjeje, por mbetet për t’u parë nëse Juventusi do t’i pranojë këto kushte.
Reprezentuesi i Italisë zhvilloi vetëm 28 ndeshje zyrtare sezonin e kaluar, pjesërisht për shkak të një dëmtimi në gju që pësoi në dhjetor të vitit 2025.
Pavarësisht problemeve fizike, Gatti arriti të kontribuojë me katër gola nga pozita e mbrojtësit./GazetaExpress/