Franca ka trefishuar numrin e oficerëve të policisë në kufirin e saj me Spanjën, në reagim ndaj situatës në Ceuta.
Ajo njoftoi se do të mobilizohen 184 oficerë policie, së bashku me forcimin e mbikëqyrjes me dronë, raporton SkyNews, përcjell Gazeta Express.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, tha në rrjetet sociale: “Në përgjigje të situatës në Ceuta… ka nisur vendosja e përforcimeve në kufirin me Spanjën.”
Nunez shtoi se nga nesër burimet do të rriten më shumë se pesëfish, duke e çuar numrin total në 334 oficerë policie.
Ai shtoi gjithashtu se do të forcohen kapacitetet e mbikëqyrjes ajrore, me vendosjen e tre avionëve, si dhe se do të ketë patrullime më të shpeshta në trena.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë në kontakt me kryeministrin e Spanjës për të shprehur solidaritetin e Francës dhe për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme, përfshirë edhe përmes Frontex-it, Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare.