Romero asnjëherë më afër Interit, Tottenhami pranon që ta shesë argjentinasin - Gazeta Express
string(76) "romero-asnjehere-me-afer-interit-tottenhami-pranon-qe-ta-shese-argjentinasin"

Futboll

Gazeta Express

31/07/2026 18:43

Romero asnjëherë më afër Interit, Tottenhami pranon që ta shesë argjentinasin

Futboll

Gazeta Express

31/07/2026 18:43

Interi ka bërë hapa të rëndësishëm drejt transferimit të mbrojtësit argjentinas Cristian Romero, pasi ka avancuar ndjeshëm në bisedimet për kushtet personale dhe komisionin me agjentin e lojtarit.

Sipas ekspertëve të merkatos të “Sportitalia”, Alfredo Pedullà dhe Gianluigi Longari, Interi tashmë ka një marrëveshje bazë me Tottenham Hotspur për një shumë prej rreth 40 milionë eurosh (afërsisht 34 milionë funte).

Po ashtu, raportohet se gjatë kësaj të premteje zikaltërit janë afruar edhe më shumë me një marrëveshje me përfaqësuesit e Romeros për pagën dhe komisionet.

Reprezentuesi i Argjentinës pritet të largohet nga Tottenhami këtë verë. Prej muajsh ai ka shprehur dëshirën për të ndryshuar ambient, ndërsa edhe klubi londinez duket i gatshëm ta lejojë largimin e tij.

Barcelona vazhdon ta monitorojë situatën, por pa ndërmarrë hapa konkretë, gjë që e ka bërë Interin favorit absolut për nënshkrimin e mbrojtësit.

Për Romeron, ky transferim do të shënonte një rikthim në Serie A, ku ai nisi karrierën e tij evropiane me Genoan, përpara se të kalonte te Juventusi dhe më pas te Atalanta.

28-vjeçari u transferua te Tottenhami në vitin 2021 për 53.8 milionë euro.

Megjithatë, për të finalizuar marrëveshjen, Interi duhet fillimisht të shesë të paktën një lojtar për të balancuar financat. Mes emrave që mund të largohen janë Davide Frattesi dhe Benjamin Pavard.

Ndërkohë, zikaltërit kanë siguruar tashmë një përforcim të rëndësishëm në mbrojtje, duke transferuar si lojtar të lirë reprezentuesin anglez John Stones nga Manchester City, me të cilin kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement