Gjermania regjistron afro 10 mijë viktima nga i nxehti ekstrem gjatë vitit 2026 - Gazeta Express
string(79) "gjermania-regjistron-afro-10-mije-viktima-nga-i-nxehti-ekstrem-gjate-vitit-2026"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 13:08

Gjermania regjistron afro 10 mijë viktima nga i nxehti ekstrem gjatë vitit 2026

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 13:08

Rreth 9,800 persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit ekstrem në Gjermani nga fillimi i prillit deri më 19 korrik 2026, sipas vlerësimeve të Institutit Robert Koch.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në një vit që nga viti 2016. Rekordi i mëparshëm ishte në vitin 2018, kur rreth 9 mijë persona vdiqën nga pasojat e valëve të të nxehtit.

Më shumë se 5 mijë vdekje këtë vit lidhen me valën e të nxehtit në gjysmën e dytë të qershorit, kur temperaturat në disa zona të Gjermanisë arritën afër 42 gradë Celsius.

Ekspertët theksojnë se nxehtësia shpesh nuk shënohet si shkak i drejtpërdrejtë i vdekjes, pasi zakonisht përkeqëson sëmundje ekzistuese të zemrës, mushkërive apo veshkave. Për këtë arsye ajo konsiderohet një “shkak i heshtur i vdekjes”.

Të moshuarit janë grupi më i rrezikuar. Nga viktimat e vlerësuara, rreth 7,900 persona ishin mbi 75 vjeç, ndërsa më shumë se 5,400 prej tyre ishin mbi 85 vjeç.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive, shkruan DW.

Advertisement
Advertisement
Advertisement