Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër Urës së Fshajt.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 11:10, një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt. Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes”.
Ai tha se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.
“Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar”.