Presidenti Trump njoftoi arrëveshjen për Gazën, por Izraeli shpreh dyshime - Gazeta Express
string(73) "presidenti-trump-njoftoi-arreveshjen-per-gazen-por-izraeli-shpreh-dyshime"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 12:15

Presidenti Trump njoftoi arrëveshjen për Gazën, por Izraeli shpreh dyshime

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 12:15

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se Bordi i Paqes ka arritur një marrëveshje me Hamasin për çarmatimin e organizatës dhe transferimin e kompetencave civile e të sigurisë te një strukturë e re teknokratike që do ta administrojë Rripin e Gazës.

Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump tha se marrëveshja mbështetet në parimin “një autoritet, një ligj dhe një mbajtës i së drejtës për armë”.

Sipas planit, administrata e re do të quhet Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës, i njohur me shkurtesën NCAG.

Dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë bërë të ditur se marrëveshja është arritur pas disa muajsh negociatash të ndërlikuara, me ndërmjetësimin e Katarit, Turqisë dhe Egjiptit. Sipas tyre, Hamasi e ka dhënë miratimin përmes një ndërmjetësi.

Megjithatë, marrëveshja vazhdon të përballet me pengesa të mëdha. Izraeli mbetet skeptik nëse Hamasi do t’i dorëzojë armët, ndërsa grupi palestinez kërkon që tërheqja e forcave izraelite nga Gaza të nisë para procesit të çarmatimit.

Zbatimi i marrëveshjes pritet të fillojë brenda 14 ditësh dhe do të zhvillohet në disa faza. Sipas zyrtarëve amerikanë, procesi i plotë mund të zgjasë nga 200 deri në 250 ditë.

Plani parasheh që Hamasi të heqë dorë nga çdo rol në qeverisjen e Gazës dhe t’ia dorëzojë armët strukturës së re. Para çarmatimit të Hamasit, edhe grupet e tjera të armatosura në territor do të duhet t’i dorëzojnë armët.

Zyrtari i Hamasit, Ghazi Hamad, ka konfirmuar se negociatat kanë prodhuar një marrëveshje, por ka theksuar se pala palestineze ka një interpretim tjetër për renditjen e hapave.

Sipas tij, Hamasi nuk do të ndërmarrë hapa drejt çarmatimit pa tërheqjen e plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës.

Procesi i çarmatimit pritet të realizohet pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Izraelit dhe do të menaxhohet nga policia dhe forcat e lidhura me NCAG-un. Në marrëveshje parashihet gjithashtu tërheqja graduale e forcave izraelite sipas një kalendari të përcaktuar.

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar se Izraeli ka rezerva të forta ndaj planit, ndërsa zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje qeverisë izraelite që t’i respektojë detyrimet e marra.

Marrëveshja përfshin edhe një fazë të gjerë rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik. Fillimisht, prioritet do të jetë ndihma humanitare dhe rindërtimi i infrastrukturës, ndërsa më pas priten investime ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës.

NCAG-u do të ketë rol në administrimin civil, sigurinë, trajnimin e policisë, menaxhimin e institucioneve publike dhe kontrollin e financave.

Autoriteti Palestinez nuk do të jetë pjesë e kësaj strukture, ndërsa është ftuar të përqendrohet në reformat e brendshme në Bregun Perëndimor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement