Beqiri: Vota e delegatëve vendos për kryetarin, LDK-ja duhet të dalë më e fortë nga Kuvendi - Gazeta Express
string(89) "beqiri-vota-e-delegateve-vendos-per-kryetarin-ldk-ja-duhet-te-dale-me-e-forte-nga-kuvendi"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 18:17

Beqiri: Vota e delegatëve vendos për kryetarin, LDK-ja duhet të dalë më e fortë nga Kuvendi

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 18:17

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka shprehur pritjen që Kuvendi i Jashtëzakonshëm i partisë të përfundojë me forcimin e LDK-së, derisa tha se vendimi për shkarkimin e kryetarit aktual do të merret nga delegatët përmes votimit.

“Mendoj se ky Kuvend do të shkojë mirë. Statuti i LDK-së parasheh format se si thirret një kuvend dhe kjo është njëra nga ato forma, me një të tretën e votave. Ne presim që nga ky Kuvend LDK-ja të dalë më e fortë. Kuvendi është thirrur për shkak të mospajtimit me gjendjen në të cilën ndodhemi”, tha ai.

Beqiri u shpreh se rezultatet e fundit zgjedhore nuk janë të kënaqshme për LDK-në.

I pyetur nëse kryetari aktual do të shkarkohet, Beqiri tha se këtë do ta vendosë vota e delegatëve.

Ndërkaq sipas Beqirit, fokusi i Kuvendit nuk është emri i pasuesit të mundshëm të kryetarit aktual.

“Nuk e di. Vota do ta vendosë. Unë e kam thënë publikisht mendimin tim. Jam i bindur se LDK-ja ka nevojë për ndryshime, në mënyrë që të ecim përpara dhe të kemi rezultate më të mira”, u shpreh ai. /KosovaPress

Advertisement
Advertisement
Advertisement