Talenti shqiptar, Arjan Shala, i cili po e ndërton karrierën e tij në Gjermani, do të jetë pjesë e spektaklit Homecoming 2.
Me një bilanc perfekt prej 2 fitoresh në 2 ndeshje në boksin profesionist, Ariani synon ta vazhdojë serinë e fitoreve.
Përballë tij do të jetë boksieri turk Ahmet Aksu, i cili deri më tani ka zhvilluar 6 ndeshje, duke regjistruar 4 fitore.
Një duel që premton emocion dhe spektakël.
Mos e humbisni këtë natë madhështore të boksit këtë të shtunë, 1 gusht, në qendrën sportive “Valon Begolli” në Pejë.