​Sot fillojnë gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin Potokut - Gazeta Express
string(71) "sot-fillojne-germimet-te-varreza-e-dyshuar-ne-kalluder-te-zubin-potokut"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 10:12

​Sot fillojnë gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin Potokut

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 10:12

Prokuroria Speciale pritet t’i fillojë sot gërmimet në zonën malore të fshatit Kalludër të Zubin Potokut, ku dy ditë më parë u gjetën mbetje mortore njerëzish.

Kjo, pas arrestimit të dy serbëve të dyshuar për krime lufte.

Sipas dyshimeve të deritanishme, te zona ku do të bëhen gërmimet dyshohet se mund të gjendet një varrezë masive me trupat e shumë civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës.

Rasti më i madh është ai i humbjes pa gjurmë të një grupi prej 23 burrash, që njihet si “Grupi I Intelektualëve”, shumica prej të cilëve nga Mitrovica. Ata u ndaluan më 19 prill nga forcat serbe në këtë zonë derisa po largoheshin në Malin e Zi, dhe më nuk u gjet gjurmë e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement