Ferati: Presidenti duhet të jetë i LDK-së - Gazeta Express
string(40) "ferati-presidenti-duhet-te-jete-i-ldk-se"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 6:58

Ferati: Presidenti duhet të jetë i LDK-së

Lajme

Gazeta Express

30/07/2026 6:58

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ilir Ferati, ka deklaruar në emisionin Rubikon në Klan Kosova se posti i presidentit duhet t’i takojë LDK-së në rast të një marrëveshjeje eventuale me Lëvizjen Vetëvendosje.

 “Është parim dhe është kriter që një parti të mos i udhëheqë të tri pozitat kryesore. Kjo është marrëveshje që ka me garantu për një kohë të caktuar stabilitetin institucional të Kosovës. Bëhet fillimisht duke e zgjidhur pjesën e arsyes kryesore për të cilën kemi shkuar në zgjedhje, e që është presidenti i Republikës së Kosovës. Si parim, mendoj që është ndërtuar e tillë edhe si opinion politik i LDK-së për publikun dhe prapë ndaj besimin që duhet të jetë i LDK-së presidenti”, tha Ferati.

Ai shtoi se LDK-ja po punon për ndërtimin e kritereve që do ta konturonin një marrëveshje të mundshme dhe do të krijonin siguresa, bazuar në përvojat e mëhershme.

I pyetur nëse pret përçarje brenda LDK-së pas zhvillimeve të fundit, Ferati u përgjigj shkurt: “As nuk kam pritshmëri, as nuk kam informacion.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement