AC Milani ka vendosur një çmim të prerë prej 50 milionë eurosh për Rafael Leãon dhe nuk ka ndërmend të ulë kërkesën për sulmuesin portugez.
Sipas raportimeve të Sky Sport, drejtuesit e klubit kuqezi mbeten të palëkundur në vlerësimin e tyre, duke refuzuar çdo mundësi për të negociuar një çmim më të ulët.
Leão vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ndonjë klub do të jetë i gatshëm të plotësojë kërkesën financiare të Milanit për të siguruar shërbimet e tij.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...