Tensione te Santosi: Neymar akuzohet për sjellje egoiste - Gazeta Express
string(55) "tensione-te-santosi-neymar-akuzohet-per-sjellje-egoiste"

Futboll

Gazeta Express

29/07/2026 20:17

Tensione te Santosi: Neymar akuzohet për sjellje egoiste

Futboll

Gazeta Express

29/07/2026 20:17

E ardhmja e Neymarit në futboll mbetet e paqartë. Sipas raportimeve të Globo Esporte, brenda klubit të Santosit ekziston bindja se ylli brazilian është lodhur nga kërkesat e përditshme të futbollit dhe madje ka menduar edhe pensionimin e plotë nga sporti.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, Neymar po përballet me presion nga babai i tij për të vazhduar karrierën, për shkak të angazhimeve të shumta komerciale që lidhen me emrin e tij.

Burime pranë klubit pretendojnë gjithashtu se 34-vjeçari është bërë i vështirë për t’u menaxhuar në përditshmëri. Sjellja e tij egoiste, sipas raportit, ka shkaktuar pakënaqësi te bashkëlojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit.

Në raport thuhet se edhe roli i tij si lider është vënë në pikëpyetje, veçanërisht pas incidentit të ndodhur në muajin maj, ku ishte i përfshirë Robinho Jr.

Këto raportime vijnë në një periudhë kur Neymar së fundmi njoftoi edhe tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Brazilit, ndërsa e ardhmja e tij në nivel klubesh mbetet ende e paqartë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement