Mbappé: Nuk luaj për t’ua mbyllur gojën kritikëve - Gazeta Express
string(47) "mbappe-nuk-luaj-per-tua-mbyllur-gojen-kritikeve"

Futboll

Gazeta Express

17/06/2026 12:19

Mbappé: Nuk luaj për t’ua mbyllur gojën kritikëve

Futboll

Gazeta Express

17/06/2026 12:19

Kylian Mbappé ka reaguar ndaj kritikave që e kanë shoqëruar muajt e fundit, duke theksuar se nuk motivohen nga dëshira për t’u hakmarrë ndaj atyre që e kanë vënë në dyshim.

Ylli i Real Madridit shkëlqeu në ndeshjen hapëse të Francës në Kupën e Botës 2026, duke realizuar dy gola në fitoren 3-1 ndaj Senegalit dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze.

Me dopietën e tij në New Jersey, Mbappé arriti në kuotën e 58 golave me Francën, duke lënë pas Olivier Giroud dhe duke vendosur një rekord të ri historik.

Megjithatë, pas ndeshjes, sulmuesi francez hodhi poshtë pretendimet se paraqitja e tij ishte një përgjigje ndaj kritikëve që e kanë sulmuar pas një sezoni të vështirë te Real Madridi.

“Unë luaj për të shkruar historinë e vendit tim dhe për ta ndihmuar skuadrën të arrijë në finale dhe ta fitojë Kupën e Botës”, deklaroi Mbappé.

I pyetur nëse ndeshja ndaj Senegalit ishte një formë hakmarrjeje ndaj kritikëve në Spanjë, ai u përgjigj me ironi.

“Nuk ka asnjë hakmarrje. Nëse do të luaja për të gjithë njerëzit që më kritikojnë dhe për t’ua mbyllur gojën, do të më duhej të luaja deri në moshën 80-vjeçare. Pas dy golave mendova për familjen time, të afërmit dhe miqtë që ishin në stadium. Çdo gol që shënoj është për ta”, tha kapiteni francez.

Mbappé e nisi Botërorin nën presion të madh pas një sezoni zhgënjyes me Real Madridin, ku skuadra mbeti pa trofe madhor dhe ai u bë objekt kritikash nga tifozët në “Santiago Bernabéu”. Madje, sipas raportimeve, një peticion i tifozëve që kërkonte largimin e tij kishte mbledhur mbi një milion nënshkrime.

Megjithatë, me fanellën e Francës, 27-vjeçari u shfaq i rilindur dhe pa asnjë shenjë presioni, duke udhëhequr skuadrën e Didier Deschamps drejt tri pikëve të para në turne.

Tani Franca do të përqendrohet te ndeshja e radhës kundër Irakut në Filadelfia. Një tjetër fitore do t’i afronte shumë “Les Bleus” me kualifikimin në fazën eliminatore, ndërsa objektivi mbetet rikthimi i trofeut të Kupës së Botës, të cilin e fituan për herë të fundit në vitin 2018. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement