Trump thotë se Izraeli e Hezbollahu janë pajtuar t’i ndalin luftimet - Gazeta Express
string(67) "trump-thote-se-izraeli-e-hezbollahu-jane-pajtuar-ti-ndalin-luftimet"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2026 7:17

Trump thotë se Izraeli e Hezbollahu janë pajtuar t’i ndalin luftimet

Lajme

Gazeta Express

02/06/2026 7:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të hënën se ka biseduar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me luftimet në Liban, e po ashtu ka biseduar edhe me përfaqësues të Hezbollahut nëpërmjet ndërmjetësuesve, transmeton agjencia “AP”.

Trump në një postim në rrjete sociale ka thënë se “trupat izraelite s’do të shkojnë në Bejrut dhe çdo ushtar që ishte nisur atë drejtim, është kthyer prapa”.

Ai po ashtu ka thënë se se Hezbollahu “është pajtuar t’i ndalojë sulmet”.

“Izraeli nuk do t’i sulmojë ata, dhe ata s’do ta sulmojnë Izraelin”, ka shkruar Trump.

Netanyahu ka konfirmuar bisedën me Trumpin, por ka treguar se i ka thënë presidentit amerikan se Izraeli do ta godasë Bejrutin nëse Hezbollahu nuk i ndalë sulmet. Ai ka thënë se Ushtria izraelite do të vazhdojë “të operojë sipas planit” në jug të Libanit.

Ndërkohë Zyra e presidentit të Libanit, Joseph Aoun, ka njoftuar se autoritetet e vendit kanë marrë “konfirmimin për pranimin nga Hezbollahu të propozimit të SHBA-së për ndërprerje të ndërsjellë të sulmeve”.

“Sipas marrëveshjes së propozuar, sulmet izraelite në periferitë jugore të Bejrutit do të pushonin në këmbim të përmbajtjes së Hezbollahut nga sulmet kundër Izraelit, me armëpushimin që do të zgjerohet në të gjithë territorin libanez”.
Izraeli e Hezbollahu ishin dakorduar për armëpushim në mesin e prillit, por janë rinisur sulmet pasi goditjeve të Izraelit në Liban. Izraeli tha se ato sulme ishin për vetëmbrojtje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement