​“Britmat e tyre janë dëgjuar deri në qiell”, shtëpia e masakrës me 11 viktima shndërrohet në muze - Gazeta Express
string(94) "britmat-e-tyre-jane-degjuar-deri-ne-qiell-shtepia-e-masakres-me-11-viktima-shnderrohet-ne-muze"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2026 7:01

​“Britmat e tyre janë dëgjuar deri në qiell”, shtëpia e masakrës me 11 viktima shndërrohet në muze

Lajme

Gazeta Express

02/06/2026 7:01

Një objekt në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut është shndërruar në muze, më shumë se dy dekada pas masakrës që ndodhi aty, duke u kthyer në vend të kujtesës historike për viktimat. Autoritetet thonë se këto hapësira do të shërbejnë për dokumentimin e krimeve dhe edukimin e brezave të rinj mbi të kaluarën.

Më shumë se 27 vjet pas masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, shtëpia ku ndodhi krimi është kthyer në muze. Njëra nga banoret e kësaj lagjeje rrëfeu ngjarjet e asaj dite.

“Nëntë persona i kanë mbështetur për muri dhe u kanë thënë: “Ju për Shqipëri”. Ndërsa 40 të tjerë janë vrarë këtu, jo vetëm të vrarë, por edhe të djegur. Fqinjët kanë thënë se britmat e tyre janë dëgjuar deri në qiell”, tha ajo, raporton RTK.

Shtëpia që u kthye në muze i përkiste familjes Sahiti nga Mitrovica.

Advertisement
Advertisement
Advertisement