Sulmuesi i Mallorcës dhe i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi pati një sezon të jashtëzakonshëm individual, mirëpo jo në aspektin kolektiv.
Kjo pasi ylli dardan shënoi 23 gola në La Liga në sezonin 2025/26, megjithatë nuk ishin të mjaftueshme që ta mbanin Mallorcën në elitën e futbollit spanjoll.
Mallorca ra nga kategoria elitë, pasi arriti vetëm 42 pikë në 38 ndeshje, duke përfunduar në vendin e 18-të në tabelë.
Megjithatë, Muriqi la shënja në historinë e klubit dhe La Ligës me golat e tij.
Pirati dardan u bë lojtari me më së shumti gola në historinë e La Ligës për Mallorcën, duke e kaluar Eto’on, teksa po të njëjtit ia theu edhe një rekord tjetër.
Muriqi u bë lojtari që shënon më së shumti gola në një sezon të vetëm në La Liga për Mallorcën.
E, një moment të Muriqit e ka risjellur faqja zyrtare e La Ligës.
La Liga e rikujtoi një gol të bukur të Muriqit, i shënuar ndaj Elches me kokë.
“Pirati i Mallorcës”, shkruan La Liga në rrjetet e saj sociale.
Me sezonin e përfunduar tashmë, megjithatë pritet largimi i Muriqit nga Spanja, me yllin kosovar që raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahçen, për një rikthim të bujshëm – teksa klubet ende nuk janë marrë vesh mes vete.
Muriqi e kompletoi sezonin e tij të katërt me Mallorcën, teksa para se të kompletonte transferimin e përhershëm, kishte luajtur edhe për një gjysmësezon./GazetaExpress/