Pesë pacientë shërohen nga Ebola në Kongo, dalin nga spitali - Gazeta Express
string(59) "pese-paciente-sherohen-nga-ebola-ne-kongo-dalin-nga-spitali"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 13:43

Pesë pacientë shërohen nga Ebola në Kongo, dalin nga spitali

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 13:43

Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos kanë shënuar një moment shprese në luftën kundër Ebolës, pasi pesë pacientë të infektuar me virusin janë shëruar dhe janë liruar nga spitali.

Shpërthimi aktual i sëmundjes dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e afro 250 personave.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë theksojnë se personat e infektuar mund të shërohen dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të kërkojnë ndihmë mjekësore sapo të dyshojnë se janë infektuar.

Të dielën, në qytetin Bunia, kryeqyteti i provincës Ituri dhe epiqendra e shpërthimit, u organizua një ceremoni për katër infermierë që u liruan nga spitali pas shërimit.

“Ju jeni dëshmi e gjallë se ky shpërthim mund të ndalet”, u tha të shëruarve drejtori i përgjithshëm i Organizata Botërore e Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një vizite në Bunia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement