Morina i reagon Kurtit: Me premtime boshe dhe improvizime me pjata të kthyera mbrapsht s'ndërtohen diga - ky është projekti i Aelancës - Gazeta Express
string(130) "morina-i-reagon-kurtit-me-premtime-boshe-dhe-improvizime-me-pjata-te-kthyera-mbrapsht-sndertohen-diga-ky-eshte-projekti-i-aelances"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 13:20

Morina i reagon Kurtit: Me premtime boshe dhe improvizime me pjata të kthyera mbrapsht s’ndërtohen diga – ky është projekti i Aelancës

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/06/2026 13:20

Mumin Morina, kandidat i Aleancës për deputet, i reagoi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për projektin e ndërtimit të digave.

Ai i quajti “premtime boshe dhe improvizime” premtimet e Kurtit. Digat, tha ai, “janë projekte shumë më komplekse sesa mendon Kryeministri.

Postimi i Mumin Morina në Facebook:

Me premtime boshe dhe improvizime me “pjata të kthyera mbrapsht” nuk ndërtohen diga. Diga dhe sistemet e furnizimit me ujë janë projekte shumë më komplekse sesa mendon Kryeministri.

🌊 Projekti Lepenci – Diga e Firajës

Imazhi paraqet konceptin vizual të projektit Lepenci – Diga e Firajës, të bazuar në studimin e fizibilitetit.

💧 Ky është një projekt strategjik për furnizim të qëndrueshëm me ujë për Shtërpcën, Kaçanikun, Ferizajn, Gjilanin, Vitinë dhe Shtimen.

📍 Sipas studimit, burimi kryesor i projektit është Diga e Firajës në lumin Lepenc, e lidhur me tunelin e Gaçkës dhe rrjetin shpërndarës deri te rezervuarët kryesorë të rajonit.

👥 Projekti synon të sigurojë ujë të pijshëm dhe të qëndrueshëm për rreth 400,000 qytetarë, si dhe burime alternative për industrinë, bujqësinë dhe ekonominë e vendit.

✓ Më pak reduktime të ujit

✓ Më shumë siguri ujore

✓ Mbështetje për bujqësi dhe industri

✓ Pavarësi më e madhe e gjigantëve Industrial nga sistemi i Ujmanit

📌 Projekti është pjesë e programit qeverisës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si investim strategjik në ujë, zhvillim ekonomik dhe siguri afatgjatë.

Diga e Firajës – investim për ujë, zhvillim dhe të ardhme më të qëndrueshme.

✅ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

✅ Mumin Morina

Advertisement
Advertisement
Advertisement