Kjo osht javë e festivaleve bregdetare, marshimeve krenare, festave letrare dhe mbramjeve muzikore. Plot rekomadime për javën e parë të muajit të qershive.
Linku për krejt ngjarjet: https://suzannepodcast.substack.com/p/ku-me-shku-e-cka-me-bo-qe-monday
Qershori po vjen kah dera java e parë e mujit sjell ngjarje për secilin disponim. Prej Javës së Krenarisë dhe 10-vjetorit të Prishtina Pride, te festivalet e mëdha verore UNUM dhe KALA në bregdetin shqiptar, e deri te programi komunitar Slow Grounds në Prizren, ditët në vijim premtojnë muzikë, art, aktivizëm dhe mundësi për me u taku me njerëz të rinj.
Në Prishtinë mundeni me pa performancën queer “No Apologies”, ekspozitën fotografike “Ku je Fysun?”, me dëgju jazz në DefyThem, me shfletu libra në Fiesta Letrare ose me kalu ditën në Pazarin e Qershorit në Termokiss. Ndërkohë, Mitrovica e ka ndejën e saj me Crash and Burn Gig nga Futja Ngjyrë. Këto janë disa prej rekomandimeve tona për javën që vjen.
Arlinda Ramadani
Founder and editor
Suzanne Media Platform