Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për tubimin e LDK-së në degën ll të Prishtinës.
Lutfi Haziri tha ndër tjerash se refuzojnë të ecin nëpër terr politik.
Haziri përgëzoi kandidatët për deputetë nga kjo degë për këtë manifestim politik.
Postimi i plotë:
Dega II, Prishtina e Vjetër e mikut tim, Florian Dushi, sonte demonstroi kryengritje politike.
Sepse ne refuzojmë të ecim nëpër këtë terr politik dhe e refuzojmë këtë depresion të thellë ekonomik, që e shkaktuan për këto pesë vite qeveria në detyrë.
Përgëzime Degës II dhe kandidatëve të saj për këtë manifestim politik.
Ju falënderoj nga zemra për për përkrahjen e përhershme. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!
#LDK113, besë e shpresë për Kosovën!