Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka thënë se gjatë aktiviteteve të sotme në Vushtrri është vërejtur energji dhe entuziazëm i madh i qytetarëve në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka deklaruar se bashkëvendasit e tij e kanë ndarë mendjen për ta përkrahur Hamzën, duke shtuar se Vushtrria ka treguar vendosmërinë për t’i thënë “stop krizës”. Ai i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në aktivitetet zgjedhore.
“Sot në Vushtrri vërehej kudo energjia dhe entuziazmi. Bashkëvendasit e mi e kanë ndarë mendjen që ta përkrahin Bedri Hamzën. Vushtrria ime e tregoi vendosmërinë për t’i thënë STOP krizës dhe për këtë jam krenar! Faleminderi”, ka shkruar Rama.