Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se nëse ka një parti që ka reflektu në ndryshim ajo është AAK-ja.
Tahiri tha se AAK e ndryshoi edhe kryetarin, duke vendosur një njeri të dëshmuar si Ardian Gjini.
“Vetëm ne kemi bërë reformë përnime, kemi ndrru kryetarin e partisë përmes një procesi të rregullt, kemi vendosur një njeri të dëhsmun në qeverisje në komunë”, ka thënë ai. /Gazeta Express