Kandidati i LDK-së për deputet, Gëzim Hazrolli ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka folur për kapacitetet ushtarake që duhet t’i ngrisë Kosova.
Hazrolli ka thënë se nuk duhet të bazohemi sikur KFOR-i do të qëndrojë përgjithmonë.
“Sot duhet të kemi shqetësim kërcënimet dhe rreziqet globale, ne duhet të punojmë çdo ditë që kapacitetet tona t’i përgjigjen kërcënimeve. Ne kemi edhe KFOR’in, KFOR-i mbulon gjtha hapësira por ne nuk duhet të bazohemi që KFOR’i do të qëndrojë gjithmonë këtu”, ka thënë ai. /Gazeta Express