Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Tahiri, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë ofertë që të jetë në pjesën e lartë në listën për deputet.
Por, ai tha se ka refuzuar sepse është në LDK dhe nuk e ka menduar asnjëherë largimin.
“Kisha një ofertë konkrete që të isha në mesin e kandidatëve të LVV-së, në pjesën e lartë të listës. Por, unë jam në LDK. Në asnjë rrethanë nuk e kam menduar largimin nga LDK-ja”, ka thënë ai. /Gazeta Express