Ardian Gjini, kryetar i Aleancës dhe kandidat i kësaj partie për kryeministër ka rrëfyer për periudha të vështira të jetës së tij në emisionin “Nga afër” në T7.
Gjini ka treguar ndër tjerash se edhe vëllai i tij kishte marrë pjesë në luftë, por fillimisht pa e ditur se edhe vëllai tjetër ishte gjithashtu duke marrë pjesë si ushtar.
“Edhe vëllain e kam pasë në luftë… Edhe ai nuk e ka ditë deri diku mes verës së vitit 1998 që edhe unë jam në UÇK. Ai ka mendu që veç ai është”, tha Gjini.
“Dikur e ka marrë vesh edhe është shtirë që po idhnohet që nuk po i tregoj çka po bëj”, ka rrëfyer ai ndër tjerash.