Ushtria izraelite ka zgjeruar zonën në jug të Libanit për të cilën u ka paralajmëruar banorëve që të evakuohen, ndërsa po zgjeron më tej operacionet e saj tokësore kundër Hezbollahut, raporton BBC.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) përsëritën paralajmërimin e tyre që të gjithë ata që ndodhen në jug të lumit Zahrani të largohen.
“Kushdo që ndodhet pranë elementëve të Hezbollahut, objekteve ose mjeteve luftarake, rrezikon jetën e tij”, tha një zëdhënës.
Paralajmërimi erdhi pak pasi ushtria konfirmoi se kishte marrë nën kontroll Kështjellën Beaufort, një pikë strategjike në një kreshtë të lartë mbi lumin Litani.
Çdo ditë po sjell një zgjerim të ri të luftës së Izraelit kundër Hezbollahut.
Paralajmërimi më i fundit për evakuim është hera e dytë në ditët e fundit që Izraeli u ka kërkuar banorëve të largohen nga i gjithë jugu i vendit nën lumin Zahrani.