Kandidatja e LDK’së për presidente, Vjosa Osmani, kafen e mëngjesit sot e piu më gratë e degës së pestë të kësaj partie në kryeqytet.
Ajo tha se nga ora 12:00 do të bëjnë prezantimin e kandidateve gra në Sallën e Kuqe te Pallati i Rinisë në Prishtinë.
“Mëngjeset e bukura s’kanë nevojë për shumë planifikim: kafe, shoqe të mira, dhe buzëqeshje”, shkroi Osmani.