“Ndihem Drenicas” – Artan Behrami në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit (VIDEO) - Gazeta Express
string(73) "ndihem-drenicas-artan-behrami-ne-buroje-vendlindjen-e-hashim-thacit-video"

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/05/2026 9:27

“Ndihem Drenicas” – Artan Behrami në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit (VIDEO)

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/05/2026 9:27

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Burojë, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, ku është pritur me entuziazëm nga të pranishmit.

Gjatë fjalës së tij, Behrami tha se lidhja e ngushtë që ka krijuar ndër vite me Hashim Thaçin dhe me miqtë e Drenicës e ka bërë të ndihet pjesë e këtij rajoni.

“Duke qëndruar shumë dhe ngushtë me Hashim Thaçin dhe me miq të Drenicës, kam filluar të ndihem si me qenë i Drenicës”, u shpreh ai para qytetarëve.

Në mesazhin e tij politik, Behrami e cilësoi Burojën si simbol të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke deklaruar.

“Në vendlindjen e lirisë. Në vendlindjen e pavarësisë. Në vendlindjen e Hashim Thaçit. Në vendin ku fillon ndryshimi”, ka thene ai.

Ai bëri thirrje për mbështetje të kandidatëve të PDK-së në zgjedhje, duke promovuar sloganin dhe numrat elektoralë të partisë.

Kjo është Video e plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement