“Në këtë moment i kemi dy Albina – Nuk është i njëjti njeri”, Blerim Kuçi në Pressing: Dyshoj në orientimin e tij – Kam mendu që ka me qenë më afër Shqipërisë - Gazeta Express
string(150) "ne-kete-moment-i-kemi-dy-albina-nuk-eshte-i-njejti-njeri-blerim-kuci-ne-pressing-dyshoj-ne-orientimin-e-tij-kam-mendu-qe-ka-me-qene-me-afer-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 21:14

“Në këtë moment i kemi dy Albina – Nuk është i njëjti njeri”, Blerim Kuçi në Pressing: Dyshoj në orientimin e tij – Kam mendu që ka me qenë më afër Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 21:14

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuçi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Kuçi, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se sot, janë ‘’dy Albina’’, duke kujtuar deklarata të ndryshme që Kurti i ka dhënë ndër vite.

‘’Ajo që më brengosë më shumë, kohëve të fundit jem tu e ble tregimin. Në një kohë të caktume, Albin Kurti, ka qenë kundërt pakos së Ahtisarit, Albin Kurti, ka qenë pro bashkimit me Shqipërinë. Një tregim interesant, që në këto momente i kem dy Albina, e kemi Albin Kurtin e dikurshëm të para 15/16, 20 vjete, dhe Albin Kurtin e sotshëm. Nuk është i njëjti njeri. Le të shohim vetëm bashkimin me Shqipërinë, ju kujtohet ajo deklarata e tij se ‘’nuk e kam ditë se Kushtetuta nuk e lejon’’, ju kujtohet kur mundoheshin që asnjë mall i Serbisë mos me hy, sot kemi trefishim të importit të Serbisë. Cili është Albin Kurti. Dyshoj në orientimin e tij. Kam mëndu që së paku Albini ka më qenë më afër Shqipërisë”, ka thënë ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement