Lorik Maxhuni, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit, duke thënë se rajonin mes Vushtrrisë, Skenderajt e Mitrovicës, i ‘’ka lanë në mëshirë të fatit pa asnjë investim’’.
Maxhuni, i ftuar në Pressing në T7, ka numëruar edhe projektet që Kurti i ka premtuar për qytetin e Vushtrrisë, porse, që siç ka thënë ai, s’janë realizuar.
‘’Kjo qeveri nuk e ka përkrah Vushtrrinë në investime kapitale, komuna përballet me borxhe të mëdha, përmbaruesi i ka marrë pothuajse shumicën e buxhetit të komunave. Asnjëherë kjo qeveri nuk ka përkrah projekte në vlera madhore, është fokusu vetëm në komunat ku e kanë pushtetin partia e tij. S’më kujtohet ndonjë investim i rëndësishëm që kjo qeveri e ka bë për qytetarët e Vushtrrisë. E ka premtu rrethin në fshatin Dumnicë, nuk e ka bë. Tek stadioni i qytetit, ka vu gurthemel, po mundohet me i mashtru qytetarët, ata po e kuptojnë çdo ditë se në cilën anë duhet rreshtu. Mendoj kjo qeverisje qytetarin e Vushtrrisë e ka lënë të harruar, qysh e ka lënë edhe të Mitrovicës e Skenderajt, në përgjithësi rajoni i jonë është i lanun në mëshirë të fatit pa asnjë investim’’, ka thënë ai mes tjerash, përcjell Gazeta Express.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...