Barcelona po punon për të nënshkruar me yllin e mbrojtjes së Cityt - Gazeta Express
string(66) "barcelona-po-punon-per-te-nenshkruar-me-yllin-e-mbrojtjes-se-cityt"

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 18:40

Barcelona po punon për të nënshkruar me yllin e mbrojtjes së Cityt

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 18:40

Barcelona pritet ta vazhdojë fillimin e saj “bombastik” të verës, pasi raportohet se po shikon një mbrojtës të Premierligës për ta forcuar skuadrën.

“Blaugrana” tashmë kanë arritur marrëveshje me Newcastle Unitedin për transferimin e Anthony Gordonit, në një marrëveshje që thuhet se është rreth 80 milionë euro dhe që erdhi papritur.

Tani ata janë lidhur me mbrojtësin e Manchester Cityt, Josko Gvardiol.

Fillimisht Barcelona ishte lidhur me Alessandro Bastonin në muajt e fundit, por duket se ka humbur interesin për mbrojtësin e Interit.

Raportimet e para për Bastonin gjithashtu sugjeronin se Gvardioli ishte ndër lojtarët që i kishte impresionuar më shumë, por atëherë konsiderohej shumë i shtrenjtë.

Tani “Cadena COPE” raporton se Barcelona po punon për një marrëveshje për Gvardiolin, megjithëse është raportuar gabimisht se ai ka vetëm një vit kontratë të mbetur.

Në fakt, ai ka edhe dy vite kontratë me Cityn, e cila zgjat deri në vitin 2028.

Ndërkohë, disa raportime sugjerojnë se kjo mund të jetë më shumë një ofertë e ardhur për Barcelonën sesa një lëvizje aktive nga klubi katalanas.

Këto lidhje vijnë vetëm disa javë pasi edhe rivalët e Real Madridit u lidhën me një transferim për Gvardiolit.

Të dy gjigantët e Spanjës janë lidhur me mbrojtës qendror këtë verë, megjithëse thuhet se është më shumë prioritet për Real Madridin.

Gvardioli ka pasur një ngritje të shpejtë në karrierë, duke kaluar nga RB Leipzigu te City për 90 milionë euro, dhe është bërë lojtar kyç për Pep Guardiolan.

Gjatë kohës së tij në Manchester City, ai ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 10 asistime në 122 paraqitje, duke luajtur shpesh edhe si mbrojtës i majtë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement