Kandidati i PDK-së për deputet, Qendrim Kryeziu, ka vazhduar kritikat ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, duke pretenduar se i njëjti person që dikur kishte mbështetur hapjen e pompës së derivateve të familjes së tij, sot po kërkon rrënimin e saj.
Në emisionin Kosova Live në T7, Kryeziu tha se në vitin 2017, kur Xhelal Sveçla, kishte dhënë leje për funksionalizimin e pompës “Patroni”, madje sipas tij ishte shprehur i kënaqur që biznesi do të krijonte vende të reja pune për qytetarët.
Sipas Kryeziut, tani po veprohet ndryshe nga i njëjti subjekt politik, i cili po kërkon rrënimin e objektit. Ai pretendon se veprimet janë ndërmarrë pa një vendim të gjykatës dhe se rasti po trajtohet në mënyrë të padrejtë.
“Personi që ka dhënë urdhër për mbylljen e pompës është i njëjti që dikur kishte dhënë mbështetje për hapjen e saj”, deklaroi Kryeziu gjatë intervistës.
Kujtojmë se Kryeziu u shoqërua në Polici gjatë aksionit për rrënimin e pompës në Fushë Kosovë, pasi kundërshtoi zhvillimet në vendngjarje.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...