Kandidatja e LDK’së për presidente, Vjosa Osmani, në tubimin e djeshëm që hapi fushatën zyrtarisht, tha se “mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet”.
“Një Republike që beson te bashkimi, te demokracia dhe te e ardhmja”.
Në fjalimin e saj, Osmani tha se ka ardhur koha që të dilet nga “një lodhje kolektive e të hymë në politikën e ndërtimit kombëtar”.
Ajo gjithashtu tha se rugovizmi është ideja më moderne që ka njohur populli shqiptar.
“Rugova nuk ndërtoi kult force, ai ndërtoi kulturë shteti”.