I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar, Dame Karen Pierce, ku është diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në “X”, ai bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm në dialog, si dhe objektivi i përbashkët BE-MB për avancimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“I lumtur që u takova me të dërguarën speciale britanike, Dame Karen Pierce. Diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë, rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe synimin tonë të përbashkët BE-MB për avancimin e normalizimit”, ka shkruar ai.
Pleased to meet 🇬🇧 Special Envoy Dame Karen Pierce. We spoke about the Belgrade-Pristina Dialogue, the importance of sustained engagement, and our common EU-UK goal of advancing normalisation. pic.twitter.com/4GDmBMvXTq
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 28, 2026
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...