Ramush Haradinaj, ka reaguar në Facebook pas tubimit hapës të fushatës zgjedhore në Gjakovë.
Përmes një mesazhi të shkurtër, Haradinaj ka falënderuar mbështetësit për pjesëmarrjen dhe energjinë e treguar në tubimin e parë të fushatës.
“Aleanca merr zemër nga Gjakova, e Kosova nga Aleanca. Krenar me ju të gjithë. Faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj në reagimin e tij, të shoqëruar me hashtagun e fushatës.
Tubimi në Gjakovë shënoi edhe nisjen zyrtare të fushatës së Aleancës për zgjedhjet e ardhshme.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...