Hamza: Preferoj që koalicioni i ardhshëm të jetë me partitë me të cilat kemi qenë në opozitë - Gazeta Express
string(91) "hamza-preferoj-qe-koalicioni-i-ardhshem-te-jete-me-partite-me-te-cilat-kemi-qene-ne-opozite"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 22:34

Hamza: Preferoj që koalicioni i ardhshëm të jetë me partitë me të cilat kemi qenë në opozitë

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 22:34

Kandidati i PDK-së për kryeminsitër, Bedri Hamza, ka thënë se PDK-ja do ta marrë një rezultat më 7 qershor sa do të jetë e gatshme të drejtojë Qeverinë.

Ai tha se beson në një koalicion me partitë opozitare, LDK-në dhe AAK-në.

“Unë preferoj që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë edhe për shkak të orientimeve tona konceptuale e programore, të jetë me partitë politike që kanë qenë opozitë, LDK-në dhe AAK-në, dhe deputetë tjerë brenda Kuvendit”.

“Rezultati do të jetë më i mirë sesa ai i 9 shkurtit 2025.”, ka thënë Hamza në “Pressing” të T7. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement