Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarë në lagjen Dardania në Prishtina, ku tha se ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas Ramës, gjatë takimeve me qytetarët po vërehet përkrahje e madhe për Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza.
Ai theksoi se mbështetja për PDK-në po rritet në lagje.
“Takim i mrekullueshëm sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ku morëm mbështetjen e nevojshme për ditën e madhe të 7 qershorit. Në çdo lagje po ndihet përkrahja e madhe për PDK-në dhe Bedri Hamzën për kryeministër”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...