Neymar rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë të Brazilit në Kupën e Botës - Gazeta Express
string(74) "neymar-rrezikon-te-mungoje-ne-ndeshjen-e-pare-te-brazilit-ne-kupen-e-botes"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2026 18:09

Neymar rrezikon të mungojë në ndeshjen e parë të Brazilit në Kupën e Botës

Futboll

Gazeta Express

28/05/2026 18:09

Neymar mund të humbasë ndeshjen debutuese të Brazilit në Kupën e Botës kundër Marokut.

Sipas raportimeve të “Globo”, stafi i kombëtares braziliane beson se ylli brazilian nuk do të rikuperohet me kohë nga lëndimi për të qenë gati në sfidën hapëse të turneut.

Neymar po bën maksimumin për t’u rikthyer brenda dy javësh, por problemi në pulpën e këmbës mund ta mbajë jashtë fushave deri në mesin e muajit qershor.

Situata e sulmuesit po ndiqet me shqetësim nga përfaqësuesja braziliane, pasi afati për ndryshimin e listës përfundimtare të lojtarëve skadon më 1 qershor.

Mbetet të shihet nëse Neymar do të arrijë të rikuperohet në kohë për të ndihmuar Brazilin në Kupën e Botës apo nëse do të detyrohet të mungojë në ndeshjen e parë të “Seleção”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement