Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke ofruar mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik shëndetësor.
Pozitat e hapura janë:
• Drejtues i kujdesit infermieror / Kryeinfermier/e
• Infermier/e i/e Përgjithshëm/e
Kushtet për pozitën Drejtues i kujdesit infermieror / Kryeinfermier/e Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
• Të kenë të përfunduar shkollimin përkatës,
• Të posedojnë licencë valide pune,
• Të kenë mbi 5 vite përvojë pune,
• Të jenë të gatshëm për punë ekipore dhe ambient dinamik,
• Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi,
• Të njohin mirë gjuhën angleze, ndërsa gjuhët tjera konsiderohen përparësi.

Kushtet për pozitën Infermier/e i/e Përgjithshëm/e Kandidatët duhet të kenë:
• Shkollim të përfunduar në drejtimin përkatës,
• Licencë valide pune,
• Përvojë pune,
• Gatishmëri për punë ekipore dhe ambient dinamik,
• Aftësi shumë të mira komunikimi,
• Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Si të aplikoni?
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë:
• CV-në,
• Licencën e punës,
• Dokumentet mbështetëse,
në adresën elektronike: [email protected]
Në subjekt të emailit duhet të shënohet pozita për të cilën aplikohet. Vendi i punës
• American Hospital Kosova Sh.p.k., Rr. Shkupi Nr.25, Prishtinë
• American Hospital Kosova II, Magjistralja Prishtinë – Shkup, Km 7, Preoc –
Graçanicë
Afati i fundit për aplikim është deri më 22 Qershor 2026.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...