Burim Ramadani publikon pamje nga autostrada: Ka nisur heqja e dheut që ka rrëshqitur, por me 7 qershor duhet t'i largojme nga Qeveria - Gazeta Express
string(131) "burim-ramadani-publikon-pamje-nga-autostrada-ka-nisur-heqja-e-dheut-qe-ka-rreshqitur-por-me-7-qershor-duhet-ti-largojme-nga-qeveria"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 14:22

Burim Ramadani publikon pamje nga autostrada: Ka nisur heqja e dheut që ka rrëshqitur, por me 7 qershor duhet t’i largojme nga Qeveria

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 14:22

Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, ka publikuar disa pamje nga një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova” ku ka rrëshqitur një pjesë e dheut anësor.

Ramadani ka thënë se pas presionit të madh publik, tashmë aty janë dërguar një ekskavator dhe një kamion për të hequr dheun.

“Me komente dhe me #share i kemi detyru këta dembelët që të lëvizin nga kolltuqet!Qeveria dembele don veç presion qytetar.Por, më 7 qershor duhet t’i largojmë nga Qeveria!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

 Do t’i dërgojmë para drejtësisë!

Sot, këta Qeveria, paskan vendos nisjen për me e heq dheun që ka rrëshqit në autostradë!

Qe dy vjet gati as që kanë dashur! Dy gra kanë gjetur vdekjen aty.

Ende as kërkim-falje dhe as përgjegjësi para ligjit!

U dasht me presion të madh publik mbi Qeverinë me i detyru që ta bëjnë punën e vet!

Nuk do t’i falim kushdo që janë përgjegjës!

Do t’i dërgojmë para drejtësisë!

Ju falemnderit të gjithëve që më keni përkrah në këtë temë!

Me komente dhe me #share i kemi detyru këta dembelët që të lëvizin nga kolltuqet!

Qeveria dembele don veç presion qytetar.

Por, më 7 qershor duhet t’i largojmë nga Qeveria!

Advertisement
Advertisement
Advertisement