Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, reagon ministri Hoxha: Shqipëria nuk tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën - Gazeta Express
string(126) "rusia-kerkoi-largimin-e-diplomateve-te-huaj-nga-kievi-reagon-ministri-hoxha-shqiperia-nuk-terhiqet-nga-mbeshtetja-per-ukrainen"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 14:15

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, reagon ministri Hoxha: Shqipëria nuk tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 14:15

Shqipëria ka reaguar ndaj paralajmërimeve dhe kërcënimeve të fundit të Moskës drejtuar misioneve diplomatike dhe qytetarëve të huaj në kryeqytetin ukrainas.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e ka cilësuar thirrjen e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si një akt krejtësisht të papranueshëm që shkel çdo normë ndërkombëtare.

“Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” ka deklaruar kryediplomati shqiptar.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm.

Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi.

Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile.

E vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Kjo iu përcoll shumë qartë ditën e sotme edhe Ambasadorit të Rusisë në Tiranë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement