Kandidati i PDK’së për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka bërë thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai kritikoi pushtetin për mospunë dhe tha se këto zgjedhje janë mundësia për ta bërë ndryshimin.
“Kudo që po shkoj nëpër Kosovë, edhe para gjashtë muajve kanë qenë kështu, krejt mbrapsht, asnjë punë s’po kryhet”.
Duke folur për rrugët e papërfunduara, Kryeziu tha se këtë gjendje nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës.
“Ka ardhë koha që krejt bashkë me bo ndryshimin. Krejt bashkë me ndërru cep më cep”, tha ai.