Mbrëmë në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicën e Jugut, një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas një sulmi me thikë që dyshohet se ka ndodhur brenda një banese pranë asaj që njihet si mëhalla e romëve.
Si pasojë e sulmit, 37-vjeçari Erduan Hajdini ka mbetur i vrarë, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Detaje për rastin ka dhënë daja i viktimës, Habib Hajdini. Sipas tij, ngjarja ndodhi rreth orës 21, derisa viktima kishte qenë në shtëpi bashkë me vajzën e tij të vogël, vëllain që kishte ardhur nga Gjermania për pushime dhe një një shok të tyre.
Hajdini tha se i dyshuari kishte hyrë në banesë dhe fillimisht kishte biseduar me viktimën, pa lënë të kuptohej se kishte ndonjë konflikt mes tyre.
“Unë viktimën e kam djalë të motrës, jam daja i tij. Po, sipas fjalëve, rasti ka ndodhur diku rreth orës 21:00, ndoshta edhe pak më vonë. Në atë moment viktimës i pati ardhur edhe një vëlla prej Gjermanie, ka qenë në pushim dhe i ka ardhur vëllai prej Gjermanie. Kanë qenë në shtëpi, me ta ka qenë edhe një shok i tyre, të cilët janë përgatitur për me shku në Lipjan në bazë të festës së Bajramit. Me viktimën, vëllai i tij dhe ai shoku i tyre, por viktima e ka pasur edhe një çikë me vete, afër 5-6 vjeçare, në shtëpi aty”, tha ai për KosovaPress. “Kurse ai personi, ai vrasësi, paska ardhur në atë kohë dhe ka trokitur apo i ka rënë derës, nuk e di, dhe ka hyrë brenda. Pasi ka hyrë brenda, në sallon kishin qenë duke biseduar me viktimën, edhe viktima ka menduar se nuk ka kurrfarë konflikti, kurrfarë problemi me ta. As nuk ka pasur, ndoshta ndonjë shoqëri jashtë, por s’ka pasur ndonjë shoqëri shumë të madhe me ta. Sipas fjalëve që po m’i tregojnë të tjerët, ai si ka hyrë brenda, diçka kanë folur edhe menjëherë me thikë, a çka ka pasur në dorë, i ka mëshuar në fyt. Ai s’ka mundur qysh me u mbrojtur”.
Hajdini tha se sipas asaj që i kishin thënë familjarët dhe fqinjët e viktimës, ky i fundit nuk kishte pasur asnjë konflikt të mëhershëm me të dyshuarin. /Kosovapress
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...