Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli para finales së madhe të Champions League, duke e theksuar rëndësinë e evolucionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të skuadrës.
“Në futboll duhet të rritemi gjithmonë. Në momentin që ndalesh, të tjerët të kalojnë. Ne duam të vazhdojmë të rritemi dhe vetëm kështu mund të fitojmë përsëri.”
Ai shtoi se Arsenali e ka ndërtuar një identitet të fortë dhe një mentalitet fitues, por shtoi se suksesi kërkon punë të përditshme dhe përshtatje të vazhdueshme.
Trajneri spanjoll u shpreh krenar për rrugëtimin e ekipit deri në finale dhe tha se lojtarët janë të gatshëm ta japin maksimumin për të hyrë në histori. /Gazeta Express
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...