Ambasada pas vizitës së kongresistëve në Kosovë: Takimet ofruan njohuri të drejtpërdrejta mbi dinamikat aktuale - Gazeta Express
string(110) "ambasada-pas-vizites-se-kongresisteve-ne-kosove-takimet-ofruan-njohuri-te-drejtperdrejta-mbi-dinamikat-aktuale"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 12:11

Ambasada pas vizitës së kongresistëve në Kosovë: Takimet ofruan njohuri të drejtpërdrejta mbi dinamikat aktuale

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 12:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkruar për vizitën që kongresistët Keith Self, dhe, Suhas Subramanyam, kanë zhvilluar në Kosovë, ku edhe kanë takuar liderët vendorë.

Ambasada, takimet e kongresistëve i kanë cilësuar si ‘’produktive’’, të cilat, ‘’ofruan njohur të vlefshme të drejtpërdrejta mbi dinamikat aktuale’’.

”Delegacioni i Kongresit të SHBA-së, i udhëhequr nga Rep. Keith Self dhe Rep. Suhas Subramanyam, përfundoi vizitën e tij në Kosovë pas një sërë takimesh produktive që ofruan njohuri të vlefshme të drejtpërdrejta mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe theksuan rëndësinë e një partneriteti konstruktiv ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement