Sot, në 17:00 shënohet 70 dhe 71 vjetori i lindjes së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Sallën e Kuqe në Prishtinë - Gazeta Express
string(116) "sot-ne-1700-shenohet-70-dhe-71-vjetori-i-lindjes-se-heronjve-fehmi-dhe-xheve-lladrovci-ne-sallen-e-kuqe-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 12:04

Sot, në 17:00 shënohet 70 dhe 71 vjetori i lindjes së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Sallën e Kuqe në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 12:04

Në përvjetorin e 70-të të lindjes së heroit Fehmi Lladrovci dhe 71 vjetorit të lindjes së heroinës Xhevë-Krasniqi Lladrovci, sot, do të mbahet ceremonia përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së tyre, nën organizimin e Kryeqytetit dhe kryetarit Përparim Rama, ka njoftuar Ramiz Lladrovci.

Njoftimi i tij në rrjetin social:

Ftesë

Në përvjetorin e 70-të të lindjes së heroit Fehmi Lladrovci dhe 71 vjetorit të lindjes së heroinës Xhevë-Krasniqi Lladrovci, sot, do të mbahet ceremonia përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së tyre, nën organizimin e Kryeqytetit dhe kryetarit Përparim Rama.

Në këtë përvjetor me mirënjohje do të përkujtohet guximi, sakrifica dhe kontributi i heroit dhe heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, për lirinë e vendit.

Ftoj qytetarët, miqtë shokët dhe dashamirët, të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore, sot, më 28.5.2026, në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, në ora 17:00.

Me nderime,

Advertisement
Advertisement
Advertisement