Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Express se një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë.
Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, derisa drejtuesi i veturës është larguar nga aty.
“Një veturë e ka goditur një këmbësor, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes.Vozitësi është larguar nga vendi i ngjarjes. Prokurori i rastit dhe njësiti i aksidenteve janë në vendngjarje”, ka thënë Gashi për Express.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...