Policia e Kosovës ka publikuar foton e një personi, duke kërkuar ndihmen e qytetarëve për identifikimin e tij.
Policia, ka bërë të ditur se i dyshuari, kërkohet për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.
Postimi:
Kërkesë për bashkëpunim
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]